Vendosni fjalën kyçe....

Primaret në PD, Tirana e 6 bashki shkojnë në balotazh


Pas përfundimit të primareve të PD-së ditën e djeshme për përcaktimin  e kandidatëve zyrtarë për zgjedhje lokale të 14 majit 2023, në bashkitë ku nuk ka fitues do ketë një fazë të dytë votimit.

Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në selinë blu do vendosë datën për fazën e dytë të zgjedhjeve, ku do dalin emrat që do përfaqësojnë opozitën në zgjedhje.

Përveç Tiranës, ku në balotazh kanë shkuar Këlliçi e Alimehmeti, në balotazh janë edhe kandidatët në bashkitë Dibër, Mirditë, Fier, Librazhd, Mat e Krujë.

Në Dibër kanë shkuar në balotazh Besnik Alku e Ismail Uka, në Fier Evdar Kodheli e Artur Mahmutaj, në Mirditë Albert Mylyshit e Aleksandër Lala, në Librazhd Shefki Çota e Arjanit Leka, në Mat Skënder Gjucit e Bukurosh Ballabanit e në Krujë Ndriçim Babasi e Agron Loka.

Primaret u zhvilluan në 56 bashki nga 61 të vendit. Primerat nuk u zhvilluan në Bashkitë e Pusnecit, Himarës, Finiqit e Dropullit, ku u është lënë e drejta e zgjedhjeve aleantëve minoritarë. Në Malësi të Madhe, pasi dega e PD-së nuk ka pranuar të përfshihet në proces.

Në bashkitë e mëposhtme janë përcaktuar fituesit e primareve

Fisnik Qosja- Kavajë

Admir Sinemati- Kukës

Pashk Gjoni- Lezhë

Igli Cara- Durrës

Hysni Sharra- Vlorë

Ledina Aliolli- Korçë

Aurel Malko-Divjakë

Arjan Hoxha- Kamëz

Zef Hila- Vau i Dejës

Albert Malaj- Memaliaj

Eduart Sharka- Lushnjë

Bardh Spahia- Shkodër

Luçiano Boçi- Elbasan

Lefter Maliqi- Kuçovë

Leonard Rakipaj- Selenicë

Gentjan Meçe- Dimal

Albert Malaj- Ersekë

Baftjar Imeri- Tepelenë

Dorjan Lani- Gjirokastër

Defrim Fiku- Bulqizë

Rezeart Tusha- Shijak

Zija Ismaili- Berat

Arjan Kasaj- Këlcyrë

Adil Xhefili- Libohovë

Oligert Muçllari- Pogradec

Edmon Komino- Përmet

Fatmir Shero- Konispol

Elvis Hajdërlli- Devoll

Ilir Mehmeti- Delvinë

Besnik Dushaj- Tropojë

Eugen Mustafallari-Skrapar

Behar Xhaferraj- Poliçan

Et’hem Lumani- Kolonjë

Mustafa Pashja- Peqin

Erdit Hazizaj- Roskovec

Indrit Hoxha-Vorë

Resmi Shanaj- Mallakastër

Behar Haxhiu- Kurbin

Sofije Alushaj- Patos

Zini Tollozhina- Pogradec