Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të ndihmonte 4 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet i mituri në Qafë Botë


Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë kanë arrestuar një të mitur i cili dyshohet se po transportonte 4 shtetas të huaj me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Raportohet se 16-vjeçari me iniciale F. M. po drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe synonte që të ndihmonte shtetasit e huaj me kalimin e kufirit në këmbim të parave.

Sakaq, materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.