Vendosni fjalën kyçe....

Berisha denoncon prokurorinë: Turp drejtësi, asnjë urdhërarrest për Amant Josifin edhe pse kërkohej nga autoritetet e Spanjës


Kreu i Rithemelimit të PD-së Berisha ka denoncuar prokurorinë se nuk lëshoi urdhërarresti ndaj Amant Josifit, i kërkuar nga drejtësia spanjolle lidhur me një mashtrim me shumë të mëdha përmes call center-ave.

Ai shkruan se Josifi është ortaku i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Rama.

Sipas Berishës, Rama e ka përcjellë Josifin në Dubai ndërkohë që prokuroria nuk ka lëshuar asnjë urdhërarrest ndaj tij e policia arreston qytetarët për çdo vepër penale.

“Kjo është turp drejtësi! Të dashur miq, Amant Josifi ortaku i Olsi Ramës vjedh me mashtrim me Call Center nga Shqipëria 1 miliard euro në Spanjë, Gjermani etj dhe ndaj tij askush nuk goxoi të lëshojë mandat arresti. Ortakun, Olsi e përcolli për Dubai ku janë të depozituara parat e vjedhura për të ndërtuar në Durrës së bashku me bosat shqiptar të trafikut të drogës të vendosur aty, Dubai City-n e Edi Ramës. Kurse sipas komunikatës së djeshme të policisë

‘Në pranga u vu shtetasi P.M nga fshati Berdicë në Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër,’

Kësaj i thonë kur vjedh 1 miliard euro si ortak i Olsit, ndërton qytet, kurse vjedh 300 euro energji shkon në qeli. Kjo është turp drejtësia.” – shkruan Berisha.