Vendosni fjalën kyçe....

Shembja e “Prestige Resort”/ Meta: Akt terrorist i kryeministrit, do përgjigjet para ligjit


Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar përsëri lidhur me shembjen e “Prestige Resort” nga IKMT ditën e sotme, duke e konsideruar si një akt terrorist nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Meta paralajmëron qeverinë se do të përgjigjen përpara ligjit për këtë akt.

 “Akti terrorist i Kryeministrit aktual kundër ‘Prestige Resort’ përveçse një hakmarrje kriminale perverse ishte edhe prova më e padiskutueshme e një regjimi mafioz që ka asgjesuar shtetin e së drejtës. Ky krim nuk do të amnistohet ndonjëherë dhe përgjegjësit e këtij akti skizofrenik jo vetëm do të përgjigjen përpara ligjit por do të paguajnë deri në një pasojat financiare të një akti të tillë banditesk. Ora e Llogaridhënies po afrohet për bandën në pushtet!”- shkruan Meta.

Kryeministri Edi Rama reagoi pak më herët lidhur me shembjen e “Prestige Resort” të biznesmenit Irfan Hysenbelliu në zonën e Malit të Robit në Kavajë.

Në një postim në “Twitter”, ai u shpreh se aksioni i ditës së sotme nuk ka lidhje me mediat, por ka të bëjë me fundin e një “historie babëzie ndërtimesh” në shkelje të ligjit. Ai shtoi së pas kësaj, zor se ndonjë “ndërtues tjetër do i bëjë karshillëk” ligjit.

Më tej Rama paralajmëroi se do të hyjë në fuqi një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik të zbatimit të lejeve të ndërtimit.