Vendosni fjalën kyçe....

Brazili nuk e diskuton Serbinë


Brazili ka arritur të fitojë ndaj Serbisë në fazën e grupeve të Botërorit 2022.

Në sfidën e zhvilluar në “Lusail Iconic Stadium” 5 herë kampionët e botës fituan ndaj kombëtares serbe me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Richarlison shënoi dy golat e fitores. Të dy asistent u dhanë nga Vinicios Jr.

Më këtë fitore Brazili merr vendin e parë në grupin G me pikë të barabarta me Zvicrën.

Me këtë sfidë mbyllen e sfidat e para të grupeve, ndërsa nesër do luhen sfidat e dyta të grupeve A dhe B. Uellsi do përballet me Iranin, Qatari me Senegalin, Hollanda përballë Ekuadorit dhe Anglia përballë SHBA-ve.