Vendosni fjalën kyçe....

Zhgënjyese Gjermania, humb përballë japonezëve ndeshjen hapëse të Botërorit (VIDEO)


Zhgënjyese Gjermania në ndeshjen hapëse në këtë Botëror, pasi ka humbur me rezultatin 1:2 përballë Japonisë.

Edhe pse gjermanët kishin shënuar golin e parë për këtë ndeshje në minutën e 33, Japonia përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Japonia shënoi dy gola në tetë minuta duke mahnitur Gjermaninë në ndeshjen e tyre në Grupin E të Kupës së Botës.

Goli i parë i Japonisë erdhi pasi Takumi Minanmino, gjuajti topin në zonë, të cilin Manuel Neuer vetëm arriti ta largonte për të çuar në rrugën e Ritsu Doan. Ai kishte luajtur vetëm për katër minuta dhe menjëherë barazoi rezultatin në minutën 75.

 

Goli i dytë u shënua nga Takum Asano në minutën e 83.