Vendosni fjalën kyçe....

Jelekët e Verdhë dalin në rrugët e Parisit, kërkojnë dorëheqjen e Macron-it


Protestuesit dolën sërish në rrugë të shtunën në Paris në vitin e katërt të demonstratave të jelekëve të verdhë.

Një qytetare që merr pjesë prej katër vitesh në protesta tha se vendi është bërë i pajetueshëm për shkak të rritjes së madhe të çmimeve.

Lëvizja e Jelekëve të Verdhë, e cila filloi në Francë në 17 nëntor 2018, në përgjigje të rritjes së çmimit të karburantit dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, vazhdon me protesta kundër politikave socio-ekonomike të presidentit Emmanuel Macron.

Demonstruesit dalin në rrugët e Parisit çdo të shtunë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit.