Vendosni fjalën kyçe....

Bota po shkon drejt deficitit të argjendit – Raporti


Bota është në prag të mungesës së furnizimit me argjend këtë vit, tha në raportin e tij të fundit ‘Instituti Silver’, një agjenci me qendër në SHBA që mbikëqyr metalin.

Kërkesa globale për argjend nga konsumatorët industrialë, prodhuesit e bizhuterive dhe sendeve shtëpiake dhe investitorët me pakicë pritet të rritet me 16% krahasuar me vitin e kaluar në një nivel të ri historik prej 1.21 miliardë ons deri në fund të 2022, sipas raportit të publikuar në faqen zyrtare të agjencisë.

Si rezultat, tregu i argjendit po përballet me një deficit shumëvjeçar prej 194 milionë ons metal, katërfishi i nivelit të parë në vitin 2021 (48 milionë ons). Inventarët e argjendit në magazinat në Londër dhe Nju Jork që gjurmohen nga COMEX dhe Shoqata e Tregut të Shufrave në Londër (LBMA), tashmë ishin ulur rreth 370 milionë ons, ose 25%, deri tani, thuhet në raport.

Agjencia vë në dukje se një nga nxitësit kryesorë të rritjes së kërkesës për argjend është rritja e konsumit nga prodhuesit e automobilave, e cila po rritet pasi më shumë elektronikë po përdoret në automjete.

Po kështu përshtataja e gjerë e teknologjive 5G dhe nxitja globale drejt energjisë së gjelbër po ndikon gjithashtu në rritjen e kërkesës. Për shembull, prodhuesit e paneleve diellore po grumbullojnë gjithnjë e më shumë argjend.