Ndërkohë që sot në seancën parlamentare, shumica socialiste ka dërguar për votim ngritjen e dy komisioneve parlamentare (Anti-korrupsionin dhe Deziformimin”), opozita ka bërë thirrje për bojkot dhe protestë.
Opozita, përkatësisht grupimi i Rithemelimit ka thirrur një protestë prej orës 10 përpara Kuvendit që pas publikimit të emisionit në televeizionin RAI3 i cili e quajti vendin tonë “narko-shtet”.
Policia ka marrë masa për mbarrëvajtjen e protestës duke bllokuar pjesërisht Bulevardin “Zhan D’ark” dhe rrugën “Xhorxh W Bush”.
Komisionit Anti-korrupsion, do të ketë11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian. Drejtimin e këtij komisioni mazhoranca ia ka besuar Fatmir Xhafajt.
Ndërkohë, Komisioni i Dezinformimit do të drejtohet nga deputeti socialit Erion Braçe. Nga radhët e opozitës kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, ndërsa 3 vendet e tjera të opozitës deri tani janë bosh.