Vendosni fjalën kyçe....

Sot protesta e opozitës/ Paloka nxjerr fotot: Boksieri shqiptar nga ringu në Manhatan drejt Shqipërisë


Pasditen e sotme pritet që opozita të mblidhet të protestojë para Kryeministrisë. Deputeti i PD-së Edi Paloka ka publikuar foton e një grupi shqiptarësh që janë nisur nga Roma për t’ju bashkuar kësaj proteste.

Po ashtu edhe boksieri Eri Bramellari shfaqet gjithashtu nga ringu në një foto dhe do vijë nga Shtetet e Bashkuara për të protestuar në Shqipëri.

“Nga aeroporti i Romës deri në Manhatan, shqiptarët dërgojnë mesazhin e tyre për protestën.

Një grup shqiptarësh që janë nisur nga Roma për protestën dhe boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu në Manhatan, NY!”- shkruan Paloka.