Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit ndërpresin fjalimin e Biden në samitin për klimën (VIDEO)


Presidenti i SHBA-së Joe Biden u ndërpre nga protestuesit që bërtisnin, gjatë fjalës në konferencën e OKB-së për klimën COP27 në Egjipt të premten. Ndërsa Biden mburrej me politikat e tij të gjelbra, demonstruesit kërkuan t’i jepet fund përdorimit të karburanteve fosile.

Biden i tha turmës në Sharm El Sheikh se administrata e tij ishte e përkushtuar të bënte ‘ndryshime shndërruese’ për të pakësuar ndotjet e karbonit. Ndërsa ai vazhdoi të përshkruajë vizionin e tij për SHBA-në si ‘një lider global i besueshëm dhe i përkushtuar për klimën’, një seri britmash dhe ulërimash e ndërprenë atë.’

Zhurmat erdhën nga një grup aktivistësh, të cilët u ngritën në karriget e tyre dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej ‘Njerëzit kundër naftës’.

Në fjalimin e tij, presidenti amerikan prezantoi investimin e tij në energjinë e gjelbër, rregulloret e reja të administratës së tij për metanin, si dhe planin e tij për të shpenzuar 500 milionë dollarë për projektet klimatike në vendet e huaja, duke përfshirë 250 milionë dollarë në Egjipt.

Edhe pse Biden përfaqëson vendin e dytë më të madh në botë që çliron karbon, udhëheqësit e vendeve të para e treat për ndotjen si Kina e India, e anashkaluan samitin e këtij viti.