Vendosni fjalën kyçe....

Norma vjetore e inflacionit në Gjermani arrin nivelin rekord në tetor


Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë u rrit në 10.4% në tetor, nga 10% në shtator, treguan shifrat zyrtare të premten.

Norma arrin nivelin më të lartë që nga ribashkimi i vendit, tha zyra gjermane e statistikave Destatis.

Çmimet e energjisë vazhduan të jenë arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve në vend, theksoi Georg Thiel, kreu i Destatis. Norma mujore e inflacionit ishte gjithashtu në 0.9% në tetor, shtoi Destatis.