Vendosni fjalën kyçe....

Martohet vajza e vogël e Donald Trumpit (FOTOT)


Dalin fotot e para nga dasma e vajzës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, Tiffany. Ajo është martuar me biznesmenin 25-vjeçar Michael Boulos në një ceremoni në resortin Mar-a-Lago në Florida.

E veshur me një fustan të ylbertë me mëngë të gjata, dhe vathët me diamant dhe perla, ajo buzëqesh ndërsa pozon me motrën e saj Ivanka si dhe me shoqërueset e saj.

Një ditë më parë, ish-presidenti Trump u fotografua ndërsa shoqëronte bijën e tij në altar gjatë provave për dasmën.

Tiffany Trump është vajza më e vogël e ish-presidentit Trump dhe fëmija i tij i vetëm me gruan e dytë Marla Maples.

Tiffany u takua me Michael gjatë pushimeve në Mykonos në vitin 2018, kohë kur të dy ishin studentë.

Tiffany me shoqësueset e nuses

Tiffany me shoqësueset e nuses

Dhëndri Michael Boulos duke pozuar për foto