Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja shpreson për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë – NBC


Ndërsa luftimet në Ukrainë po ngadalësohen për shkak të të ftohtit të dimrit, SHBA beson se mund të ketë vend për një zgjidhje diplomatike të konfliktit, raportoi NBC të mërkurën duke cituar zyrtarë të shumtë ‘të njohur me këtë çështje’.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan thuhet se po ‘provonte mundësitë’ për këtë gjatë vizitës së javës së kaluar në Kiev.

Sullivan hodhi idenë e bisedave për t’i dhënë fund konfliktit, raportoi NBC, duke cituar dy persona të njohur me takimet e tij në Kiev dhe një zyrtar ukrainas, të gjithë në mënyrë anonime. Zyrtarisht, Shtëpia e Bardhë tha se vizita e tij kishte për qëllim ‘të nënvizonte mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe popullin e saj’.

Sipas burimeve të NBC-së, SHBA-ja gjithnjë e më shumë beson se as Moska dhe as Kievi nuk mund t’i arrijnë të gjitha qëllimet e tyre dhe se dimri mund të paraqesë një mundësi për bisedime, ndoshta të ndërmjetësuara nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.