Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët protestë te Politekniku pas rikthimit në auditore: S’heqim dorë nga kërkesat


Pedagogët janë mbledhur para Universitetit Politeknik për të zhviluar protestën e paralajmëruar ditën e djeshme.

Ata kanë deklaruar se nuk do ndalen së kërkuarit të drejtat e tyre ndërkohë që i janë rikthyer mësimit në auditore.

Pas protestës shtatëjavore ata njoftuan në fundjavë se do riktheheshin në mësim.

Pedagogët protestuan mbi dy muaj duke kërkuar rritje rroge, rritje të financimit për arsimin e lartë e kërkimin shkencor mes kërkesave të tjera.

Pak ditë para njoftimit për mbylljen e protestës, ata njoftuan se do futeshin në grevë urie po bënë një kërkesë të çudtshme e të pakuptimtë si garancia për jetën drejtuar presidentit Begaj e ambasadës amerikane.

“Po nisim përsëri aksionin tonë qoftë pedagogjik, qoftë qytetar. Ne vazhdojmë të jemi për kërkesat tona, por jemi në një konfuzion më të madh sa i përket platformës së re të arsimit dhe një rishikim tërësor, por edhe për një projekt më të madh madhor për arsimin.” – tha një prej pedagogëve në protestën e sotme.