Vendosni fjalën kyçe....

SHBA ‘privatisht’ i kërkon Ukrainës të negociojë me Rusinë – Washington Post


Shtëpia e Bardhë po u kërkon privatisht zyrtarëve të lartë ukrainas që të jenë të hapur për bisedimet e paqes me Rusinë, raportoi të shtunën Washington Post.

Kundërshtimi publik i Kievit për të biseduar me Moskën nëse Presidenti Putin nuk hiqet nga pushteti në Rusi duhet të braktiset, thanë për gazetën njerëz të njohur me diskutimet.

Megjithatë, nxitja nuk synon të shtyjë Ukrainën që të përfshihet në bisedimet e paqes për sa kohë Moska nuk u ka dhënë fund luftimeve, të cilat kanë nisur që nga fundi i shkurtit, theksuan burimet.

Lëvizja është më shumë një ‘përpjekje e llogaritur’ për t’u siguruar që qeveria e Zelenskit të mbajë mbështetjen e kombeve të huaja, ku publiku është bërë gjithnjë e më i shqetësuar për mundësinë e vazhdimit të konfliktit prej vitesh, shpjeguan ata.

“Lodhja me Ukrainën është një gjë e vërtetë për disa nga partnerët tanë.” – tha një zyrtar amerikan i paidentifikuar për Washington Post.