Vendosni fjalën kyçe....

Situata me COVID-19: 22 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit


Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 22 raste të reja me COVID-19, nga 408 testime të kryera në total në 24 orët e fundit.

Në të njëjtën periudhë kohore, nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në të gjithë vendin janë 211 qytetarë aktivë me virusin. Tre prej tyre po marrim trajtim në spitalin COVID 3.

Ndërkohë, janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328 mijë e 065 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë: 408 testime, 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

3 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 408 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 408
Testime totale 1,998,655
Raste pozitive 331,869
Raste të shëruara 328,065
Raste Aktive 211
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140
Vlorë 20
Gjirokastër 15
Durrës 10
Fier 8
Berat 6
Elbasan 4
Shkodër 3
Korçë 2
Lezhë 1