Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid shkatërron Celtic, Leipzig poker golash ndaj Shakhtar


Real Madrid ka arritur të fitojë ndaj Celtic në sfidën e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Galaktikët” shënuan plot pesë herë në portën e Celtic ndërsa pranuan vetëm një gol.

Golat për madrilenët u shënuan nga Modric (6’), Rodrygo (21’), Asensio (51’), Vinicius (61’), Valverde (71’), ndërsa për Celtic shënoi Jota (84’).

Në sfidën tjetër të grupit F, Leipzig fitoi me poker golash ndaj Shakhtar.

Golat për gjermanët u shënuan nga Nkunku (10’), Silva (50’), Szoboszlai (62’), autogol i Bondar (68’).

Për në fazën me eliminim direkt u kualifikuan Real Madrid dhe Leipzig.