Vendosni fjalën kyçe....

Paris Hilton i jep fund beqarisë, kurorëzon martesën me sipërmarrësin Carter Reum (FOTO)


Paris Hilton më në fund i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se është martuar me të fejuarin e saj, sipërmarrësin Carter Reum.

Mësohet se çifti u celebruan në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, ndërsa të ftuar ishin mjaft personazhe të njohur si Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha. Trashëgimtarja e njohur e hoteleve Hilton, një personazh televiziv, aktore dhe këngëtare, Paris Hilton dukej përrallore me fustanin e saj të nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”.

40-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj disa foto në “Instagram”, krahas të cilave shkruan: “Jeta ime e re fillon sot…11/11. E sapo martuar, përgjithmonë Paris Hilton Reum.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Dasma e saj e cila do të jetë një event që do të zgjasë tre netë, filloi me një pritje në pronën në Bel-Air. U pasua me një festë karnavalesh të premten në Santa Monica dhe do të mbyllet me një mbrëmje zyrtare të shtunën.

Trashëgimtarja pati disa ndryshime të veshjeve gjatë ditës së saj të veçantë të enjten, siç zbuloi fillimisht se do të bënte në “The Tonight Show”.

Shoqërueset e nuses, Halle Hammond, Tessa Gräfin von Walderdorff (bashkëshortja e vëllait të Paris, Barron Hilton II), vajza e Kim Richards, Whitney Davis dhe vajza e Kyle Richards, Farrah Aldjufrie, kishin veshur fustane ngjyrë rozë me porosi nga “Alice + Olivia”.

Brooke Wiederhorn, Nicky Hilton, Paris Hilton, Tessa Hilton, Halle Reum Hammond and Farrah Aldjufrie

Hilton u fejua me Reum në muajin shkurt të këtij viti, kur ai i bëri një propozim romantik në një ishull privat, i rrethuar nga familjarët e tyre. Reum është një mik i ngushtë i familjes Hilton, i cili e njihte Parisin për 15 vjet para se të lidheshin për herë të parë në një festë pas “Golden Globes” në janar të vitit 2020.

Ajo më parë tha për “People” se pandemia u dha atyre një shans për të ndërtuar marrëdhënien e tyre.