Vendosni fjalën kyçe....

I premtuan se do i blinin apartament dhe i përvetësuan 25 mijë, arrestohet një 37-vjeçar, shpallet në kërkim një tjetër


Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohet se i përvetësuar përmes mashtrimit.

Personi i shpallur në kërkim është 35-vjeçari me iniciale D. R, i cili së bashku me 37-vjeçarin Elvis Boka morën shifrën prej 25 mijë eurosh nga një shtetase me pretendimin se do t’i blinin një apartament në kryeqytet.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. R., 35 vjeç.

Shtetasi E. B., dhe D. R., duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.