Vendosni fjalën kyçe....

Rishi Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër: Jam zgjedhur për të ndrequr gabimet e Liz Truss


Rishi Sunak është zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë, duke qenë kështu zyrtarisht i 57 kryeministër i vendit.

Pas takimit me mbretin Charles, i cili e ftoi për të formuar qeverinë e re, Sunak po mban fjalimin e parë për kombin.

Siç shkruan The Guardian, ai thotë se është e drejtë të shpjegojë pse është këtu.

“Aktualisht, vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Pasojat e Covid vazhdojnë ende dhe lufta në Ukrainë ka destabilizuar tregjet në mbarë botën.”– tha ai.

Sunak thotë se Liz Truss kishte të drejtë që donte të përmirësonte rritjen ekonomike. Ky ishte një “qëllim fisnik”. Ai e admiroi “shqetësimin” e saj.

“Por janë bërë gabime.”- pranoi ai. Sunak thotë se është zgjedhur kryeministër për t’i “ndrequr” ato gabime.

Sunak thotë se do të vijnë ‘vendime të vështira’ sepse ai nuk do të lërë brezin e ardhshëm të zgjidhë problemin e borxhit.

“Qeveria që unë drejtoj nuk do t’i lërë brezit të ardhshëm, fëmijëve dhe nipërve tuaj, me një borxh për të shlyer që ne ishim shumë të dobët për ta paguar vetë.

Unë do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me vepra. Unë do të punoj çdo ditë për ju. Kjo qeveri do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel.”- tha Sunak.