Vendosni fjalën kyçe....

Një javë pas sulmit ndaj pikturës së Van Gogh në Angli, aktivistët ekologjikë vandalizojnë pikturën e Monet në Gjermani (Video)


Aktivistët gjermanë kundër ndryshimeve klimatike vandalizuan një nga pikturat e Claude Monet ‘Haystacks’ duke i hedhur pure patatesh të dielën, përpara se të ngjitnin duart në murin e galerisë. Sulmi erdhi një javë pasi eko-luftëtarët britanikë shpërfytyruan pikturën ikonike ‘Sunfloëers’ të Vincent van Gogh.

Dy aktivistë nga një grup që e quan veten Letzte Generation (Brezi i fundit) hynë në Muzeun Barberini në Potsdam dhe hodhën grushta me pure patatesh mbi pikturën, e cila shfaqet pas xhamit mbrojtës.

“Njerëzit po vdesin nga uria, njerëzit po ngrijnë, njerëzit po vdesin.” – bërtiti një nga aktivistët.

Një zëdhënëse e muzeut u tha gazetarëve se ekspertët po verifikojnë nëse piktura ka pësuar ndonjë dëmtim. Policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe protestuesit u larguan nga salla ‘relativisht lehtë’, shtoi ajo.

 

Piktura është një nga 25 të tillat në serinë ‘Haystacks’ të Monet, të cilat u pikturuan nga impresionisti legjendar midis viteve 1890 dhe 1901. Vepra në serinë e ekspozuar në Potsdam u ble nga një pronar privat për 110.7 milionë dollarë në vitin 2019.

Protesta e së dielës erdhi pak më shumë se një javë pasi dy aktivistë britanikë hynë në Galerinë Kombëtare të Londrës dhe lyen ‘Sunflowers’ të Vincent van Gogh me supë domatesh. Aktivistët, anëtarë të një grupi të quajtur ‘Just Stop Oil’, gjithashtu u ngjitën pas murit para se të ndaloheshin na policia.

Grupi britanik ka shkaktuar zemërim duke prishur shumë vepra arti në muajt e fundit dhe duke bllokuar urat dhe kryqëzimet në Londër.

Si ‘Letzte Generation’ ashtu edhe ‘Just Stop Oil’ financohen nga Fondi i Emergjencës Klimatike, një fondacion i krijuar nga trashëgimtarja miliardere e naftës Aileen Getty dhe e drejtuar nga Trevor Neilson, një investitor me lidhje me filantropët polemizues Bill Gates dhe George Soros.