Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Edi Rama përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes ekonomike, financiare e sociale, s’ka asnjë justifikim


Kreu i Partisë së Lirisë Meta bën përgjegjës kryeministrin Rama për përkeqësimin e gjendjes ekonomike, financiare e sociale të vendit e rritjen e skajshme të varfërisë në vend.

Ai shkruan në Facebook se kreu i qeverisë nuk ka asnjë justifikim për këto dështime skandaloze e marramendëse.

“Përkeqësimi i situatës ekonomike, financiare dhe sociale të vendit, rritja e skajshme e varfërisë së qytetarëve shqiptarë ka vetëm një përgjegjës. Edi Rama nuk ka më asnjë justifikim për këto dështime skandaloze dhe marramendëse. Si shpjegohet që çmimet në Ukrainë janë më të lira sesa në Shqipëri. Si shpjegohet që çmimet në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi e Malin e Zi janë shumë herë më të lira se në Shqipëri. Mjafton të shikoni çmimin e karburanteve, por jo vetëm atë, të gjitha çmimet e tjera, edhe ato ushqimore.” – shkruan Meta.