Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim tjetër vizitë në Gjykatën e Posaçme të Apelit


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim po zhvillon një tjetër vizitë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kjo vizitë vjen një ditë pas mesazhit që dha ambasadorja në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, ku u shpreh se ata që duan ta kthejnë Shqipërinë në kohën kur gjyqtarët kërcënoheshin, duhet të “ndalojnë”.

Kim edhe dy ditë më parë, ishte në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe u takua me gjyqtarët e saj.