Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Të shkrihet Bordi i Hajdutëve të karburantit, çmimi në bursë është ulur prej ditësh


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kërkuar shkrirjen e Bordit të Transparencës për ëmimin e karburantit.

Ai shkruan se ndërsa ëmimet në bursa ulen, në Shqipëri kjo nuk ndodh. Vasili thekson se borid nuk është mbledhur që në 12 tetor për të përditësuar ëmimin e karburantit duke e lënë atë në 240 lekë për litër.

Deputeti i Partisë së Lirisë akuzoi bordin që po vjedh qytetarët e po mbush xhepat e qeverisë e të oligarkëve ndërsa kërkon shkrirjen e bordit dhe heqjen e dy taksave për naftën që janë kërkuar nga Partia e Lirisë në Kuvend 8 muaj më parë.

“Çmimet ne Bursa ulen, Bordi i Hajduteve vazhdon vjedhjen!! Bordi Hajduteve qe vendos cmimin e naftes ka qe ne 12 tetor qe nuk mblidhet më dhe ka mberthyer cmimin ne plot 240 leke per liter.Bordi eshte shume i shpejte kur rrit cmimin e naftes, por shume i ngadalte kur duhet ta ule ate. Treguesi Brent, referenca e naftës bruto europiane ka zbritur në 90 dollarë për fuçi, nga gati 100 dollarë që ishte pak ditë më parë. Treguesi tjetër Platts, që është referenca ku blejnë importuesit shqiptarë ka zbritur në 1088 dollarë për fuçi. Vendimi i fundit i Bordit është i datës 12 tetor, kur nafta në bursa ishte 96 dollarë për fuçi për treguesin Brent dhe 1109 USD/ton për treguesin Platts. Bordi vjedh shqiptaret dhe mbush xhepat e qeverise dhe te oligarkeve.

– TE SHKRIHET BORDI

– VOTONI PROJEKTLIGJIN PER HEQJEN D DY TAKSAVE PER NAFTEN QE PARTIA E LIRISE KA ÇUAR NE KUVEND 8 MUAJ ME PARE!!

#BordiHajduteveTeShkrihet.” – shkruan Vasili.