Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi miraton me 94 vota ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit


Me 94 vota pro dhe asnjë kundër dhe vetëm 1 abstenim, deputetët e kuvendit të Republikës së Shqipërisë votuan për ndryshimet që prekin hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Këto ndryshime i hapin rrugë hapjes së dosjeve edhe për figurat që më herët janë verifikuar nga komisionet e njohura Bezhani-Mezini.

Shumica socialiste pranoi një amendim nga grupimi i Alibeajt ndërsa nuk pranoi votimin e lustracionit një projektligj i kërkuar nga deputetët e PD-së pranë Berishës.