Vendosni fjalën kyçe....

Iu gjet kanabis në banesë, arrestohen babë e bir në Shkodër


Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, babë e bir, të cilët akuzohen për kultivim dhe shitje lënde narkotike.

Uniformat blu thonë se gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit me incialet S. N. (djalit), atij iu gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Pas kësaj u zhvillua një kontroll dhe në banesën e tij.

“Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit dhe prindërve të tij, shtetasve V. N. dhe V. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive.”– shton Policia.

Gjithashtu, për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi me inicialet P. A., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. N., 49 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit V. N.).

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Finalizohet faza e pestë e megaoperacionit “Qarku”, shkon në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të tij.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 3 pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg. Gjendet dhe sekuestrohet në banesën e të arrestuarve, edhe 1 armë sportive.

Shërbimet e DVP Shkodër, në vijim të veprimeve intensive dhe profesionale policore, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përpunonin dhe shisnin në doza, lëndë narkotike kanabis, kanë finalizuar fazën e pestë të këtij megaoperacioni që ka rezultuar me arrestimin e shtetasve:

-V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç (babë e bir), banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjithashtu, për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi P. A., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. N., 49 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit V. N.).

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. N., shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit dhe prindërve të tij, shtetasve V. N. dhe V. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive.

Vijon puna për kapjen e shtetasit P. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.