Vendosni fjalën kyçe....

Engjëll Agaçi shkon në SPAK


Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi ka qenë sot në SPAK.

Ai është parë duke dalë nga godina e prokurisë special.

Agaçi është pyetur nga gazerja Klodian Lala mbi arsyet e shkuarjes në SPAK, por nuk ka dhënë hollësi duke u përgjigjur shkurt se nuk kishte asnjë koment për të bërë.

Arsyet e vajtjes në SPAK të Agaçit nuk dihen.

Pak muaj më parë ai dëshmoi në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi incenerarorët.

Partia Demokratike e Partia e Lirisë e kanë akuzuar atë prej kohësh si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.