Vendosni fjalën kyçe....

Rama debate me përfaqësuesen e Greqisë në KiE: Mendova se vetëm Parlamenti shqiptar i kishte këto probleme


Kryeministri Edi Rama ka debatuar me anëtaren e Greqisë në KiE, Nina Kasimati. Kjo e fundit e pyeti Ramën lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë dhe ndikimin e këtij partneriteti në aderimin e Shqipërisë në BE.

“Edhe pse në këtë mënyrë të patakt, jeni i vetëdijshëm se ne jemi tejet të vendosur që të ndihmojmë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të përmbushur procesin për anëtarësimin e Shqipërisë.

A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat evorpaine do ishte e papajtueshme me politikën e sinergjisë dhe aktorë si Turqia që minon të drejtat e njeriut dhe që ndikon në bashkëpunim?”- tha Kasimati.

Më pas Rama iu përgjigj se Shqipëria nuk zgjedh mes fqinjëve të saj. Mirëpo ndërsa kryeministri Rama fliste, Kasimati filloi të ndërhynte nga vendi gjë që e acaroi kryeministrin shqiptar.

”Çfarë është kjo?! Çfarë është kjo?!

Unë mendova që vetëm Parlamenti shqiptar i ka këto lloj problemesh, kështu që më duket vetja si në shtëpi… (drejtuesi i seancës i kujton Ramës se po i mbaron koha dhe të përfundojë fjalën më shpejt).

Po bëj më të mirën për të nderuar këtë asamble, nëse doni mund të ndalem këtu sepse unë e bëra detyrën time, thashë çfarë kisha për të thënë por në momentin që më pyesni dua të përgjigjem.”- tha Rama duke vijuar në përgjigjen e tij.

Rama duke iu përgjigjur pyetjeve theksoi se Shqipëria nuk zgjedh mes partnerëve strategjikë, referuar Turqisë e Greqisë.

“Zonjës nga Greqia tani është e kuptueshme pse jeni e shqetësuar për marrëdhënien tonë me Turqinë. Në politikën tonë të jashtme të dyja përcaktohen si partnerë strategjikë. Nuk e kuptova pyetjen tuaj në lidhje me Shqipërinë. Keni problemet tuaja. Shpresoj që t’i zgjidhni përmes dialogut dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë dhe nuk zgjedhim mes partnerëve tanë strategjikë e miqve. Fqinjët janë aty përgjithmonë, gjyshja ime që ishte e mençur më thoshte ‘fqinji i lumtur është shtëpi e lumtur’ dhe e kundërta është e qartë. Ne nuk kemi frikë për asgjë të keqe që vjen nga Shqipëria, është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

Pa Turqinë kriza e refugjatëve e 2015 do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet për të fuqishme të Evropës ishte Turqia që qëndroi në portet e Evropës dhe bëri atë që bëri.

Dua të shtoj se kam nderin të njoh dhe privilegjin të konsideroj veten si mik të të dyve. Janë njerëzit më të mirë në vendin e duhur për ta zgjidhur këtë. As Greqia nuk do ikë dhe as Turqia.”- tha Rama.