Vendosni fjalën kyçe....

“Kosova është Evropë, njiheni këtë shtet”- Deputeti ukrainas flet shqip në Asamblenë e KiE-së (VIDEO)


Gjatë një fjalimi në Asamblenë Parlamentare të KiE, deputeti ukrainas Oleksii Goncharenkjo u bëri thirrje vendeve të Këshillit të Evropës që ta njohin të gjithë Kosovën si shtet të pavarur.

“Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Për momentin 12 vende ende nuk e kanë njohur, ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, duhet të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë dhe ky vend gjithashtu do lulëzojë. Të gjithë duhet ta bëjmë këtë dhe së bashku të ecim përpara.”- tha deputeti ukrainas.

Këtë fjalim ai e mbylli në shqip duke thënë: “Kosova është Evropë”.

Ky fjalim nuk mbeti jashtë vëmendjes së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani e cila ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, ku shkruan se dy vendet qëndrojnë se bashku në anën e lirisë dhe demokracisë.

“Fjalim i fuqishëm nga deputeti Oleksii Goncharenkjo për të drejtën e Kosovës për t’u ulur në mesin e evropianëve të tjerë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.”– shkruan Osmani.