Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Kodrës së Priftit dalin sërish në protestë, kundërshtojnë devijimin e projektit të Unazës së Madhe


Banorët e Kodrës së Priftit kanë dalë sërish në protestë këtë të diel, teksa prej një viti ata kanë protestuar vazhdimisht kundër devijimit të projektit të Unazës së Madhe.

Devijimi i projektit prek më shumë se çfarë parashikohej nga projektet e mëparshme dhe kësisoj u rrezikon atyre shembjen e banesave.

Prej më shumë se një muaji, banorët nuk kanë marrë asnjë përgjigje për një letër të hapur drejtuar institucioneve dhe opinionit publik.