Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me pisha në Vlorë


Një sipërfaqe me pisha në Hidrovor të Vlorës, mes Nartës dhe Akernisë është përfshirë nga flakët.

Zjarri është shfaqur në këtë zonë që prej orëve të pasdites duke u përhapur në një  sipërfaqe më të gjerë për shkak të erës.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët por zjarri vijon të jetë aktiv.