Vendosni fjalën kyçe....

“Të japin sqarime”- Opozita kërkon seancë dëgjimore me ERE, maxhoranca pranon


Një grup prej 15 deputetësh kanë dërguar kërkesë në Kuvend për të thirrur në një seancë drejtuesin e ERE për vendosjen e çmimit të energjisë me fashë 800 kwh.

Kërkesë e cila u pranua nga maxhoranca.

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka dhënë arsye përse duhet që të japë sqarime drejtuesi i ERE-s.

“Kërkesa që paraqesin 15 deputetë të PL dhe PD ka lidhje me një funksion thelbësor të parlamentit. Të gjithë anëtarët e ERE i zgjedh Kuvendi.

Thirrja e tij është gjëja më e natyrshme që mund të bëjë Kuvendi në këtë moment nga më kritikët për energjinë elektrike. Faktet janë të rënda. Shpenzohen 1 miliard euro për humbje teknike ndërkohë që nuk i është kursyer burgu qytetarëve. E kemi parë dhe ngjarjen e vendosjes së fashës të energjisë që u përdor si mall propagande. Pasi u vendos, vijuan deklarata gjoja për pezullim nga kryeministri, ndërkohë që të gjithë e dinë se organi që vendos në mënyrë të padiskutueshme çmimin është ERE. Sqarimet deri në një për këtë çështje janë të domosdoshme. Çdo largim do të thotë fshehja e korrupsionit galopant të energjisë.”- tha Vasili sot në Kuvend.

Vasili tha se çdo qëndrim tjetër do të thotë se po “hidhej në erë funksioni bazik i Parlamentit që është llogaridhënia”. 

Kërkesës së tij iu përgjigj pozitivisht kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai tha se e merr në konsideratë pasi nuk përfshihet Sali Berisha në këtë kërkesë.

 “Jemi të gatshëm për debat dhe pse kërkesa juaj bie në kundërshtim me rregulloren. Besoj që propozimi im është të mblidhet sa më parë Konferenca Kryetarëve për të përcaktuar ditën dhe kohën e debatit. Kërkesat dhe pyetjet të sillen me shkrim ndaj drejtuesit të ERE-s. Kjo është e vetmja mënyrë dhe ERE të sjellë përgjigje. Besoj që në 2 seancat e ardhshme do të zhvillojmë debat. E përshëndes faktin që nuk e keni përfshirë non gratën në kërkesën që keni sjellë dhe ndaj e pranojmë.”- tha Balla.