Vendosni fjalën kyçe....

Berisha premton dyfishime të pensioneve dhe minimumin jetik: Mësuesit t’i bashkohen në protestë pedagogëve


Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të dyfishohen pensionet si dhe do të përcaktohet minimum jetik që i duhet çdo shqiptari të sigurojë jetesën bazë.

Gjatë një takimi me qytetarë në Gramsh Berisha u bëri thirrje mësuesve tu bashkohen grevës së pedagogëve në mënyrë që të largohet sipas tij regjimi.

Të njëjtën ftesë Berisha e bëri dhe për mjekët, të cilët sipas tij duhet të nisin grevën për kushtet e punës.

Ndërtimi i një portal që mashtron çdo ditë. Ka raste që në portal renditen të parët por vendin e punën të mësuesve e zënë militantët.

Pedagogët e universiteteve po japin një shembull të madh ne duhet t’i mbështesim, nëse edhe mësuesit i bashkohen protestës së tyre tirani nuk ka ku të shkoj. Për vete blen vazo 4 milionë euro ndërsa mësuesve thotë se ua u rrita rrogën. Asnjë qindarkë nuk ka rrit, pasi ajo rritje është vetëm inflacioni i këtij viti. Mashtrim fund e krye!

E njëjta gjë me pensionistët të cilët nuk mjekohen dot pasi pensioni nuk u arrin as për kafshatën. Nuk ushqehen dot nuk jetojnë dot, në një kohë kur pensionet duhet të ishin 3 herë më të larta se sa janë sot. Çfarë do bëhet? Së pari do të vendoset minimum jetik me të cilin çdo qytetar do të përballojë ushqimin, ujin, ilaçet dhe energjinë elektrike. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ti plotësojë të katërta.

Unë kam një takim këto dy ditë me sindikatat, ku së bashku me to do të përcaktojmë minimumin jetik. Ju garantoj që do të ketë dyfishim të pensioneve. Por çfarë kërkohet? Kërkohet të punojmë me çdo pensionist dhe çdo qytetar për t’i thënë stop regjimit. Unë i dëgjoj kërkesat tuaja jashtëzakonisht të drejta dhe ndiej revoltën që ju keni”, tha Berisha.