Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë: Autoriteti i Dosjeve falsifikoi dokumentet, mashtroi Kuvendin e shqiptarët, s’do i shpëtojë ndëshkimit ligjor


Partia e Lirisë ka paralajmëruar anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve se do përballen me ndëshkimin ligjor për mashtrim e falsifikimin e dokumenteve.

Në një shënim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, shkruan se zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetin e dokumenteve të ish-Sigurimit janë kapur në mashtrim e falsifikim.

Blushi thekon se Autoriteti i Dosjeve është kapur për fyti nga kryeministri Rama e kryebashkiaku Veliaj. Në fund ai shkruan se Autoriteti i Dosjeve ka mashtruar Kuvendin e opinionin publik e për këtë do mbajë përgjegjësi penale.

“Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumentave janë vepra të rënda penale, sidomos kur kryhen nga zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetit të tyre. Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cënuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit.  Të tillë jeni sa kohë keni shkelur me vetëdije dhe në bashkëpunim ligjet. Ju që u vutë në alarm nga e-mail anonim i një sigurimsi VFLP dhe për një ditë bëtë 7 vendime dhe shkelët 6 herë ligjin, ju e dini shumë mirë se kush është I.M.Ju që nga 3 Gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u ‘alarmuat’, ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje. Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik. Nuk keni për t’i shpëtuar kurrë dënimit ligjor! Koha e sigurimsave dhe e patronazhistëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë! – shkruan Blushi.