Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në një rrobaqepësi në Korçë


Pamje nga vendi i ngjarjes, Korçë | Foto: Syri.net

Një godinë e cila përdorej si rrobaqepësi ka marrë flakë në Korçë.

Zjarri ka rënë në tarracën e godinës duke shkaktuar dëme materiale.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 23.09.2022, rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga “1 Maji”, ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie). Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik”, njofton policia.