Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet të hënën Këshilli Kombëtar i PD-së, fokusi tek situata politike dhe aksioni opozitar


Të hënën mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Sikurse bën me dije zyra e shtypit në selinë blu, mbledhja është thirrur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe do mbahet në orën 17:00 të së hënës.

Në mbledhje do të diskutohet rreth situatës politike dhe vendimmarrjes mbi aksionin opozitar.

“Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite:

– Diskutime rreth situatës politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar.

Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.”– thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së.