Vendosni fjalën kyçe....

Fondacioni ‘Bill & Melinda Gates’ bleu aksione të BioNTech e Pfizer në vitet 2019-2020, para shfaqjes së Covid-19


Fondacioni Bill & Melinda Gates bleu aksione në kompaninë Pfizer në vitin 2002 dhe në vitin 2020 bleu sërish. Ndërsa në vitin 2019, ai bleu aksione në kompaninë BioNTech.

Fondacioni është gjithashtu financuesi kryesor i Agjencisë së Produkteve të Mjekësisë e Kujdesit Shëndetësor.

Pasi bleu aksione në kompaninë Pfizer në vitin 2020, Bill Gates u sigurua që vlera e aksioneve të tij të rritej duke njoftuar për mediat kryesore në një intervistë në CNBC se ai e shihte Pfizer-in si udhëheqës në garën e vaksinave Covid-19.

“Vaksina e vetme që, nëse gjithçka shkonte në mënyrë perfekte, mund të kërkonte licencën e përdorimit urgjent deri në fund të tetorit, do ishte Pfizer.” – tha Pfizer.

Fondacioni Bill & Melinda Gates gjithashtu bleu aksione me vlerë 55 milionë dollarë në BioNTech në shtator 2019, pak para se të shfaqej pandemia Covid-19.

MHRA mori një grant nga Fondacioni Bill & Melinda Gates në 2017 në shumën prej rreth 1 milion eurosh për një ‘bashkëpunim’ me fondacionin.

Megjithatë, një kërkesë për Lirinë e Informacionit të cilës MHRA iu përgjigj në maj 2021 zbuloi se niveli i tanishëm i financimit të grantit të marrë nga Fondacioni Gates arrin në 3 milionë dollarë dhe mbulon ‘një numër projektesh’.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Expose