Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi-Ramës: Edi, shko te inceneratori i Tiranë dhe tregoju shqiptarëve investimin 128 milionë dollarë të koncesionarit


Deputetja e Partisë së Lirisë, Kryemadhi i bëri thirrje kryeministrit Rama që të shkojë të inceneratori i Tiranës dhe t’u tregojë shqiptarëve investimin 128 milionë dollarësh të pretenduar nga kompania koncesionat Integrated Energy.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se në Tiranë nuk ka asnjë incenerator ndërkohë që qytetarët e Tiranës tarifohen 29 euro për ton mbeturina për një shërbim që nuk e kanë marrë kurrë.

“29 euro/ton tarifohen shqiptarë. Nga nisja e koncesionit, shqiptarët paguajnë një shërbim që s’e kanë marrë asnjëherë. 29 euro/ton është tarifa e shërbimit e lidhur ngushtësisht me invesitmin që duhet të kryente koncesionari sipas kontratës. I vetmi inceneratorit ku Rama s’ka shkelur dhe as promovuar është ai i Tiranës. Pse nuk ka tregon Edi Rama investimin e bërë në Sharrë. Pse Rama në komisionin parlamentar tha se kompania ka bërë 128 milionë euro investim. E ftoj Edi Ramën të shkojë te inceneratori i Tiranës dhe t’u tregojë shqiptarëve ku është investimi 128 milionë euro i koncesionarit. Ka një evazion fiskal 189 milionë dollarë me qindra kompania të cilin e kemi denoncuar me dokumente kohë më parë.”  – tha Kryemadhi.