Vendosni fjalën kyçe....

Treni përplas për vdekje shtetasin shqiptar në Itali


Një person që dyshohet se është shqiptar, është përplasur për vdekje nga treni në Genova të Italisë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stacionin Bogliasco, rreth orës 20:30, ndërsa po hetohet nëse ka qenë aksidentale apo bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Mediat italiane raportojnë se burri u përplas nga treni që po udhëtonte në shina në rrjedhën e sipërme, drejt Sestri Levante dhe i cili më pas ndaloi lëvizjen e tij menjëherë, por përplasja ka rezultuar fatale.