Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ndërtimet pa leje janë në të gjitha kullat ku Rama pi kafe


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë takimit me strukturat në Tiranë deklaroi se ndërtimet pa leje në kryeqytet janë lejuar në të gjitha kullat ku Kryeministri Edi Rama shkon për të pirë kafe.

Meta e konsideroi OSHEE-në një nga ndërmarrjet elektorale kriminale. Sipas tij 23 përqind e energjisë që prodhohet humbet.

“OSHEE është një nga ndërmarrjet elektorale kriminale. 23 për qind e energjisë që prodhohet humbet. Paskan shpërthyer ndërtimet pa leje në kullat në Tiranë. Ndërtimet pa leje në të gjitha kullat ku Edi Rama shkon për të pirë kafe.

Ku ishte deri tani Edi Rama, nuk i pa ndërtimet pa leje? Tani është koha për veprim, është koha për organizim.”-tha Meta.