Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji: Kush ia mbylli gojën Policisë për naftën kontrabandë, do informojmë aleatët për thyerje të embargos


Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka kërkuar përgjigje nga qeveria për mbi 2 mijë ton naftë kontrabandë që vinte nga Libia e cila u sekuestrua në Durrës.

Salianji tha se do të informojnë vendet partnere për thyerje të embargos së naftës. Sipas tij qeveria duhet të tregojë se kujt kompanie po i shkonte nafta.

“Në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte. Pse nuk ka asnjë emër Kush janë porositësit e naftës libiane që vjen me anije libiane në Shqipëri. Cilët nga ata të pestë iua ka mbyllur gojën dhe policia nuk flet? Kapiteni i anijes libiane ka thënë se ka ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri.

Ka një rezolutë që ndalon çdo lloj përpunimi të anijeve që vijnë nga ky shtet. Kush janë porositësit. Si ka mundësi që në Shqipëri vjen një anije me mijëra ton naftë dhe të arrestuar janë vetëm disa të huaj?

Si ju kam kërkuar informacion të plotë për oligarkët e ndërtimit e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këtë rast. Do informojmë partnerët sepse keni shkelur embargon për naftën evropiane. Do e gjejmë ne kompaninë dhe do vijmë ta themi këtu. Kjo është situata në Shqipëri sot e cila e ka bërë për fat të keq, që kostot i merr Shqipëria, për shkak të krimit të organizuar, drogës dhe kontrabandë.”- deklaroi ai.