Vendosni fjalën kyçe....

“Ndihma ushtarake për Kievin duhet të vijojë, por me Moskën ka gjëra që duhen diskutuar” – Borrell


Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell u tha eurodeputetëve të martën se pavarësisht sanksioneve ndaj Moskës dhe mbështetjes ushtarake për Ukrainën, BE-ja duhet të mbajë kontakte diplomatike me Rusinë për çështje kyçe si siguria bërthamore dhe furnizimi global me ushqim.

“Diplomatët janë të stërvitur për të folur me të gjithë, dhe padyshim ka disa gjëra që ne duhet t’i diskutojmë me Presidentin e Rusisë.” – tha Borrell në një takim të Parlamentit Evropian.

Borrell përmendi sigurinë rreth termocentralit bërthamor të Zaporozhye si një zonë ku bashkëpunimi është thelbësor. Po kështu, ai tha se një marrëveshje për të lejuar rifillimin e dërgesave të grurit nga portet ukrainase muajin e kaluar nuk do të ishte e mundur pa folur me zyrtarët rusë.

Megjithatë, Borrell kundërshtoi të lëvizte nga sanksionet antiruse dhe këmbënguli që blloku duhet të zgjerojë mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën.

Kryediplomati i BE-së theksoi se ‘tani nuk është koha për t’u dobësuar’ dhe se udhëheqësit e BE-së ‘duhet të dyfishojnë përpjekjet’ për të financuar ushtrinë e Kievit. Po kështu, ai deklaroi se ‘mbajta gjallë ekonomikisht e Ukrainës është absolutisht jetike’.