Vendosni fjalën kyçe....

Atalanta ‘frenon’ Interin


Atalanta ka mundur të frenojë Interin në një ndeshje të vlefshme për javën e 22-të në Serinë A.

Vendasit mbajnë vendin e katërt, duke bërë një tjetër sezon të mirë dhe pas barzimit të sotëm i ruajnë pozitat.

Interi nga ana e tij ka humbur një mundësi të artë për t’u shkëputur disi në krye teksa këmba-këmbës e ndjek Milani.

Këta të fundit presin nesër Specian në një ndeshje të lehtë në letër dhe me një fitore do ngjiteshin në krye të klasifikimit.

Edhe Napoli i vendit të tretë ka një rast të mirë të ngushtojë largësinë nga kreu duke qenë se luan ndaj Bolonjës.