Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Veliaj i dha jetë inceneratorit me firmën e tij. Rilindja dhe SPAK koordinim perfekt për të blerë zgjedhjet e ardhshme


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta para inceneratorit të Tiranës i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet për këtë aferë.

Ai akuzoi Veliajn dhe qeverinë si përgjegjëse për aferën e inceneratorëve.

U bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron. Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi, që SPAK ta heqë atë shaminë që i ka vënë Rama para syve. Të zbatojë ligjin dhe të bëjë detyrën. Të çojë hajdutët dhe rilindasit pas hekurave”, tha ai.

Meta deklaroi më tej se nënkontraktoi i kësaj vepre është Klodian Zoto, i cili ka marrë 27 mln euro.

Kemi përballë një organizatë kriminale, ku drejtues është Rama, dhe ministra, deputetë, de drejtorë. Organizata më e madhe e parë ndonjëherë që realizon dhe realizon këtë vjedhje monstruoze. Kjo organizatë kriminale drejton rrjetin e organizuar. Ju e dini se c’është ky objekt pas meje. Me këtë objekt këtu qeveria ia ka dhënë për 30 vite një kompanie of-shore, me kusht që do investoheshin 28 mln euro. Paguajnë banorët në Tiranë dhe qytetarët kudo. Ku është investimi 128 mln euro që duhet ta bënte privati me kushtin që Bashkia Tiranë të paguante me taksat tuaja. A e merr dot këtë shërbim qytetari? Ku ndodh incenerimi? Pse i fshihet llogaridhënies qeveria? Pronari pa emër në of-shore, duhet të kishte investuar 128 mln euro. Ju e dini se cili është nënkontraktoi që ka bërë aferën. Është Klodian Zotot që ka marrë 128 mln euro nga inceneratori dhe i ka justifikuar ato para me firmat e barinjve, apo njerëz që janë ndarë nga kjo botë. Vetëm udhëtime kanë deklaruar në vitin e pandemisë 600 mijë euro”, tha Meta.

Kreu i PL-së më tej theksoi se mes qeverisë dhe SPAK ka një koordinim perfekt që të blihen zgjedhjet vendore.

Ai akuzoi kryebashkiakun Veliaj që me firmën e tij i dha jetë veprës pa mbledhur Këshillin Bashkiak.

Ishte megafirma e Velisë që i dha jetë kësaj vepre korruptive pa mbledhur Këshillin Bashkiak. Me atë firmë futi në borxhe qytetarët e Tiranës për 30 vite për mafian e inceneratorëve që të blejnë votat, ekranet dhe analistët shpirt shitur për të vrarë shpresën për ndryshim.

Kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i aferës, dhe ende ajo vijon. Sepse Rama dhe larva e tij kanë kapur për fyti drejtësinë.

Është e qartë se ka një koordinim perfekt midis rilindje se SPAK që të blihen zgjedhjet e vendore e të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë që të thënë se drejtësi e re vazhdon”, tha Meta.