Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj nga protesta te inceneratori: Janë paguar 64 mln dollarë për zyra


Koordinatorja anti-korrupsion e Partisë së Lirisë, Brisida Shehaj, duke folur nga protesta kundër aferës së inceneratorëve deklaroi se kontrata e firmosur me bashkinë ishte të investoheshin 128 milionë euro për djegës.

Ajo tha se janë shpenzuar 64 mln dollarë për zyra dhe një mensë.

Kemi të bëjmë me një organizatë të vërtetë kriminale që shtrihet nga koka e qeverisë te specialist më i fundit, janë të gjithë bashkë në këtë mega-aferë. Ne jemi ata që kemi flas dhe do të flasim me dokumente dhe me fakte.

Në 2017 u firmos kontrata për këtë inceneratorë që në fakt nuk inceneratorë, dhe premtuan që do të investonin 128 milionë euro, ja ku jemi sot, ka vetëm ca zyra dhe një mensë. Me sa duket i kanë mensat i kanë qejf dhe u premtojmë se aty ku do shkojnë, do të kenë një mensë të sigurt dhe për ta do të paguajmë vetëm 50 mln në ditë dhe nuk do të lejojmë të na vjedhin miliona euro në ditë.

Për këtë mensën në krahun tonë buxheti i shtetit ka paguar 64 milionë dollarë për ca zyra dhe një mensë.

Ju kemi treguar me fakte si janë marrë 18 mln euro kredi nëpër banka duke lënë peng pronën tonë. Investimi këtu është zero”, tha Shehaj.