Vendosni fjalën kyçe....

Vetura përplaset me fugonin në Elbasan, plagosen 3 persona


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Përparimaj ku një veturë është përplasur me një fugon.

Nga aksidenti janë plagosur shoferi i fugonit dhe dy pasagjerët ku njeri prej tyre ishtë një fëmijë i moshës 6 vjeç.

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç,  banues në Fier, është përplasur me mjetin furgon  tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K..

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon  dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç,  dhe  F.H., rreth 6 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *