Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihen nga flakët ullishtat brenda parkut të Butrintit, nisen 2 zjarrfikëse nga Saranda (PAMJE)


Flakët kanë përfshirë këtë të martë ullishtet e Ksamilit, pranë aksit rrugor Ksamil-Butrint. Sipas Saranda Web, zona ku ka rënë zjarri ndodhet brenda Parkut të Butrintit.

Ndërkohë Shqiptarja.com raporton se drejt vendngjarjes janë nisur 2 zjarrfikëse nga Saranda. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, deri më tani zjarri ka djegur disa rrënjë ullinj por ende situata është e paqartë.