Vendosni fjalën kyçe....

Meta paralajmëron nxjerrjen e fakteve për zjarrin në Shijak: Ajo që ndodhi me inceneratorët nuk mbulohet


Kreu i Partisë së Lirisë në një intervistë për emisionin “Log” ka paralajmëruar publikimin e fakteve të reja për zjarrin në vend depozitimin e mbeturinave në Shijak.

Meta tha se në Shijak nuk ishte një zjarr i vogël por një aferë që ndodh rëndom në shumë bashki.

“Nesër do të keni fakte të reja nga afera e Shijakut, që nuk është zjarr i vogël. Ajo që ka ndodhur me inceneratorin nuk mbulohet. Kjo e Shijakut nuk ndodh vetëm në Shijak, por ndodh edhe në shumë bashki të tjera ku plehrat depozitohen në vende që nuk janë për këtë punë. E dinë qytetarët. Ata për çështjen e marrëveshjes le të shkojnë dhe ta sqarojnë në Prokurori. Ne do të jemi pranë komunitetit të Shijakut për t’i mbrojtur”-deklaroi Meta.

Meta shkoi personalisht ditën e sotme në vendin ku ra zjarri, ndërsa nga kryetari i Bashkisë së Shijakut u tha se opozita është nxitëse e situatave të tilla.