Vendosni fjalën kyçe....

Ylli televiziv gjysmë i zhveshur gjendet e vdekur në Shën Petersburg, miqtë: E mori në qafë shoqëria e keqe


Autoritetet e Shën Petersburgut kanë zbuluar trupin e një gruaje të re që besohet të jetë ylli televiziv rus Anastasia Kochervey në gjirin pranë qytetit, njoftuan hetuesit.

Siç raportohet nga gazeta ruse 360, policia tani po kryen një kontrollparaprak  për zbulimin e trupit të një gruaje të re të panjohur në lagjen Krasnoselsky të Shën Petersburgut në Gjirin e Finlandës më 13 gusht.

Autoritetet vënë në dukje se trupi nuk kishte asnjë shenjë dhune të jashtme dhe se gruaja u gjet me të brendshme dhe kishte një tatuazh me letra në shpinë.

Gruaja besohet të jetë 28-vjeçarja Anastasia Kochervey, ish-ylli i reality shoë-t popullor ‘Dom 2’, e cila u zhduk disa javë më parë, sipas miqve të saj.

Olesya Malibu, një mikeshë e aktores, ka pohuar në mediat sociale se Kochervey kishte probleme me abuzimin me substancat dhe alkoolin dhe së fundmi kishte hyrë në telashe me një burrë të paidentifikuar në Moskë, i cili thuhet se e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Aktorja thuhet se kishte kontaktuar me shoqen e saj disa javë më parë pasi kishte shitur apartamentin e saj në Krasnodar dhe ishte shpërngulur në Shën Petersburg. Miqja thotë se Kochervey dukej ‘normale’ gjatë telefonatës së tyre të fundit, por shtoi se ajo ‘e dinte se do të përfundonte në këtë mënyrë’.

Policia ka thirrur nënën e Kochervey nga Krasnodar në Shën Petersburg për të identifikuar trupin.

Kochervey fitoi popullaritet pasi luajti në “Dom 2” në vitin 2018. Që atëherë ajo thuhet se ka punuar si ‘eskortë’, ku miqtë e saj besojnë se ajo mund të ketë rënë në një shoqëri të keqe që e futi në telashe.